TIRANE

Dy muaj më parë Mozzik u bë baba për herë të parë dhe pavarësisht se shumicën e kohës ia dedikon vajzës së tij, Hana, asnjëherë nuk e ka lënë pas dore muzikën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Vetëm pak ditë më parë fundmi ai solli një bashkëpunim shumë të suksesshëm me bashkëshorten e tij, Loredanën. Reperi i njohur ka publikuar një foto në ‘Instagram’ me një dedikim të gjatë ndaj muzikës, ku dhe ka paralajmëruar për albumin e ri.

“Muzikë. Të fala shumë, të fala gjysmën e rinisë, ndonjëherë më shumë sesa ‘duhet’. Fillova me ty shumë i ri, të dhashë atë meriton dhe po më jep atë që meritoj. Sado rrugët u munduan të na ndajnë, e gjeta rrugën të jem prapë me ty. Zoti më fali jetë/ Jeta më fali emocione/ Emocionet më krijuan art/ Arti u kthye në muzikë. Muzikë, të kam të vetmen “drogë” që marr. Të ka ardhur koha për album”, ka shkruar reperi.

Një fans i ka shkruar reperit se pse nuk bën një këngë për vajzën e tij, ndërsa ai ia ka kthyer duke i thënë se kënga për Hanën ka mbaruar dhe është pjesë e albumit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb