TIRANE

Me postimin e fundit në profilin e tij të Instagramit, Mozzik ka ndarë një lajm shumë të mirë për ndjekësit dhe fansat e tij. E ka përcjell këtë mesazh jo në një mënyrë të zakonshme, por nëpërmjet një video-mesazhi. Si rrjedhojë na lihet të kuptohet që diçka e madhe po vjen!

Tre muaj më parë, Mozzik lançoi albumin e tij të parë me emrin “MozzArt”, i cili pati mjaft sukses. Në video-mesazh ai shprehet se situata e pandemisë ka ndikuar që projektet e tij mos të përfundojnë në kohën e duhur, po megjithatë ai ka pasur mundësi të punojë më shumë.

Albumi ri, sipas Mozzik, do të jetë fryt i mundit të madh, dhimbjes dhe sakrificës. Emri këtij albumi dhe detaje të tjera nuk janë zbuluar akoma.

mo

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: