TIRANE

Mozzik dhe Loredana i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë, nga e cila erdhi në jetë edhe vajza e tyre, Hanna. Edhe pse nuk dihen detaje nga ndarja e çiftiti, në një intervistë për zviceranen “20 Minuten”, reperi shqiptar është shprehur se e respekton ish-gruan e tij.

Ai ka treguar gjithashtu se këngën “Dhelpër dinake” nuk ia ka kushtuar Loredanës, sikurse u spekulua gjerësisht në media. Sipas reperit shqiptar këtë këngë e ka shkruar rreth dy vite më parë dhe s’ka lidhje me ish-gruan.

Në lidhje me ndarjen, Mozzik është shprehur se erdhi për shkak të problemeve që kanë pasur të dy, pa dhënë detaje të hollësishme. Ai tregon se me të bijën flet çdo ditë në kamera dhe se ka rreth dy muaj pa e takuar por në dhjetor do të takohet me vogëlushen në ditëlindjen e saj të parë.

Por Mozzik nuk i ka shpëtuar pyetjeve në lidhje me momentin e arrestimit të Loredanës, lajm i cili bëri bujë në media, pasi një çift e akuzoi reperen për shantazh. Ai tregoi se ka qenë në shtëpi me të bijën kur ka ardhur policia.

Mozzik4
Mozzik4

“Ishte tre ose katër ora e pasdites. Zyrtarët e policisë po silleshin aty afër dhe unë u ofrova diçka që të hanin dhe të pinin. Unë isha në shok sepse nuk e dija për çfarë bëhej fjalë. Ishte ndjenjë shumë e keqe. Policia kreu një kontroll në shtëpi. Edhe sikur të doli që ajo e bëri, unë do të mendoja se nuk e bëri”.
Reperi nga Kosova foli edhe per ndarjen nga Loredana. “Loredana është nëna e vajzës time. Unë kurrë nuk do të thoja asgjë të keqe për të”, tha, teksa përmendi herën e parë kur e takoi atë.

“Kemi shkruar së bashku në Instagram dhe mendova se është grua e shkëlqyer. Prita një javë dhe kemi shkruar përsëri. Në ditën e Shën Valentinit katër vite më parë, u takum. Shkuam në një restorant dhe na shikuan të gjithë. Jemi ndarë sepse nuk funksionoi më, janë gjëra private, kjo mund të ju ndodhë të gjithëve. Koha me Loredanën ishte e shkëlqyeshme. Por ndonjëherë ka një moment të tillë në jetë – kjo është kur u ndava me Lorin. Atë do ta respektoj për një jetë të tërë”, shton ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: