MAQEDONI-Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e sotme në Kumanove. Në reagim thuhet se MPB kishte marrë informacione për sulm të armatosur ndaj institucioneve. “Pasi morëm informata nga terreni, sot në mëngjes filloi aksioni për të zhbërë një grup më të madh terroristësh të cilët kanë pasur në plan të sulmojnë institucionet e shtetit”, deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.

Sipas tij, MPB ka pasur informacionet se një grup personash të armatosur kanë depërtuar nga një shtet fqinj dhe janë fshehur te disa mbështetës të tyre.“Bëhet fjalë për një grup mirë të trajnuar për luftë në kështu kushtesh. MPB ka formuar shtab për udhëheqje të aksionit në Kumanovë. Sot në ora 5 të mëngjesit grupi i armatosur është përleshur me policinë dhe policia ka reaguar. Aktivitetet ende po zhvillohen në terren. Për shkak të terrenit specifik ku ka rrugica të ngushta, policia shkon përpara në mënyrë taktike dhe bën bastisje të të gjithë objekteve” tha Kotevski, duke mos dhënë detaje për të lënduarit as police e as civil

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: