Ministria e Jashtme e Kosovës ka bërë me dije se nuk do e lejojë kurrë kryeministren serbe Ana Brnabiç që të hyjë në territorin e Kosovës.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se MPJ, në përmbushje me marrëveshjen e Brukselit, nuk do lejojë kurrë hyrjen në Kosovë Brnabiçit, për shkak të deklaratave të saj raciste.

Reagimi i Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli:

Ministria e Jashtme e Kosovës, e udhëhequr nga zëvendëskryeministri Pacolli, në pajtim me marrëveshjen e Brukselit, Kryeministres së Serbisë Ana Brnabic kurrë nuk do t’ia lejojë hyrjen në Kosovë për shkak të deklaratave të sajs raciste dhe ofenduese ndaj 2 milionë qytetarëve të Kosovës.

Ajo nuk ka qenë në gjendje dhe s’ka pasur vullnet të merret me të kaluarën e Serbisë dhe krimet e luftës të kryera nga Beogradi në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci.

Ajo përfaqëson një qeveri që vepron në mënyrën më të pacivilizuar në Evropë, që mohon krimet më çnjerëzore që ka parë bota pas Luftës së Dytë Botëror.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb