TIRANE – Ministria e Punëve të Jashtme udhëzon shtetasit shqiptarë që për arsye sigurie, të evitojnë udhëtimet në zonat e prekura nga konfliktet, në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme.
MPJ informon shtetasit shqiptarë se shërbimi konsullor i kësaj ministrie ka vënë në dispozicion adresën elektronike [email protected] dhe numrat e telefonit pa pagesë +355699826678 dhe 08000022 për të asistuar të gjithë të ata shtetas, të afërmit e të cilëve ndodhen në zona konflikti në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme.
Ministria e Punëve të Jashtme fton të interesuarit të kontaktojnë sa më parë të jetë e mundur në adresën elektronike dhe numrat e telefonit të sipërpërmendura për të informuar mbi vendndodhjen dhe për të ofruar numrat e telefonit të të afërmve të tyre që jetojnë në këto zona dhe që kanë nevojë për asistencë konsullore.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb