Italia është gjunjëzuar nga koronavirusi, i cili ka marrë me mijëra jetë njerëzish dhe ka prekur dhjetëra mijëra të tjerë.

Të infektuar ka edhe nga personeli mjekësor, pasi ata janë në vijën e parë të rrezikut, teksa iu shërbejnë pacientëve. Një mjek 57-vjeçar ka arritur ta mposhtë virusin vdekjeprurës, ku menjëherë ka kërkuar të rikthehet në punë.

“Mua më shkoi mirë, temperaturën nuk e pata më të lartë se 37 gradë. Por dua të shkoj menjëherë në spital, sepse janë disa mjekë të tjerë në karantinë dhe aty ka shumë nevojë për mua”, thotë mjeku R. I.

I pyetur nëse izolimi është rruga e drejtë për t`u ndjekur, ai përgjigjet: “Po, sepse ky virus ka një aftësi përhapjeje, e cila nuk është parë kurrë më parë”. Karantinën në shtëpi rrëfen se e kaloi mes kuzhinës, librave dhe kurseve online.

Alzano Lombardo ishte një prej vatrave të para në shpërthimit të virusit në Bergamo. Kriza atje nisi diku nga 22 apo 23 shkurti, e pak ditë më vonë, mjeku zbuloi se ishte dhe vetë pozitiv. “Të gjithë pacientëve, të rinj e të vjetër, u them të njëjtën gjë: do të bëjmë maksimumin tonë për t`ju shëruar”, shprehet R.I.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb