Mbërrin nesër në Shqipëri Mons. George Frendo, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, pasi është shëruar totalisht nga Covid 19.

Kujtojmë se Mons. George Frendo qëndroi për 33 ditë në spital, ndërsa gjendja e tij shëndetësore pasi fitoi betejën me virusin e rrezikshëm paraqitet e mirë.
Madje, pritet që George Frendo te celebrojë Meshën e Krishtlindjeve më 24 Dhjetor ora 20.00.

Mesha do të zhvillohet në zbatim të kushteve të Pandemisë.

“Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që e kanë uruar për shërim sa më të shpejt dhe janë lutur për të. Po ashtu – përshëndes përzemërsisht grigjën time shumë të dashur”. Ishte ky mesazhi i parë falënderues i Imzot Frendo, nga Kuvendi i Fretërve Françeskan Kapuçin në Bari ku edhe u kurua.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: