FIER

Gruaja e një prej viktimave nga COVID-19 në Shqipëri ka ndërruar jetë në Fier por jo prej virusit.

87- vjeçarja ishte bashkëshortja e viktimës së 25-të në Shqipëri nga koronavirus, një 90- vjeçar i cili ndërroi jetë tek Spitali Infektiv më 15 prill pasi veç koronavirusit kishte dhe sëmundje bashkëshoqëruese si diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni.
Ndërkohë gruaja 87- vjeçare pasi i vdiq burri u transferua në spitalin e Fierit dhe mësohet se ajo vuante nga zemra si dhe kishte probleme me frymëmarrjen.

Fillimisht të dy bashkë me bashkëshortin rezultuan pozitivë dhe u dërguan tek Spitali Infektiv ku bashkëshorti 90- vjeçar nuk doli më i gjallë kurse ajo arriti ta fitojë luftën por tashmë ka vdekur në Fier prej sëumndjeve të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb