Gwyneth Paltrow ka zbuluar se është infektuar me COVID-19 në fillim të pandemisë dhe ende po vuan efektet e tij.

Aktorja e famshme shkroi në faqen e saj të internetit, Goop, se COVID-19 i ka shkaktuar lodhje të vazhdueshme, mjegullim të trurit (probleme me vëmendjen) dhe inflamacionin.

“Në janar, unë kam bërë disa analiza që treguan nivele vërtet të larta të inflamacionit në trupin tim,”– shkroi ajo. “Iu drejtova një eksperti që më tha se rruga për tu shëruar do ishte më e gjatë se zakonisht”.

Paltrow tha se për të luftuar efektet anësore afatgjata po konsumon ushqime të shëndetshme, po ndjek një dietë të shëndetshme si edhe hoqi dorë nga alkooli e sheqeri.

Nuk është e qartë se kur u diagnostikua me koronavirus, por Paltrow theksoi se ende vuan nga efektet që COVID-19 i ka lënë.

Ndërsa ekspertët kanë theksuar se lodhja është një nga simptomat më të zakonshme tek njerëzit, pasi virusi është larguar nga trupi i tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: