Gareth Bale shënoi një super gol në finalen e Kievit, në të cilën Reali mposhti Liverpulin me shifrat 3-1, por duket sikur lojtari uellsjan është i zhgënjyer me minutazhin e pakët që ka patur në dispozicion këtë sezon.

Gareth Bale është i lumtur për triumfin e Realit dhe me super golin e tij. Por, pas ndeshjes ai i ka lëshuar një mesazh të qartë trajnerit të tij, Zinedine Zidane. Bale u shpreh: Jam i lumtur për këtë mbrëmje të madhe, por natyrisht që isha i mërzitur që e nisa nga stoli. Më duhet të luaj çdo javë, dhe diçka e tillë nuk ka ndodhur këtë sezon. Kam patur një dëmtim 5-6 javë, por tashmë jam shumë mirë. Duhet të ulem dhe të diskutoj me agjentin tim për të ardhmen. Jam i zhgënjyer që nuk e nisa nga fillimi, mendoj se e meritoja. Gjithsesi, është trajneri ai që i merr vendimet, e mbyll deklaratën e tij Bale.

(o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb