Ky është momenti dramatik, por edhe një mrekulli e vërtetë, kur ekipet e shpëtimit arrijnë të gjejnë të gjallë një vajzë nën rrënoja në Bejrut, ku kaloi 24 orë nën copëza të betonit.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kishin kaluar orë të tëra duke kërkuar të zhdukur në kryeqytetin libanez.

Duke përdorur mjete të ndryshme, ata shihen se si bëjnë të pamundurën për ta nxjerrë të gjallë vajzën e vogël që kishte ngecur nën rrënoja.

Mediat lokale raportojnë se videoja është filmuar gjatë natës, pasi i kishte kaluar 24 orë në rrënoja si pasojë e shpërthimit të fuqishëm.

Raportohet se deri më tani kanë humbur jetën mbi 150 persona dhe 4.500 tjerë janë lënduar e dëmet materiale kapin shumën e miliarda dollarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb