Një nënë e cila e kishte humbur fëmijën e saj 8 muajsh gjatë sulmit terrorist në Nice, është ribashkuar me të përmes një apeli të dëshpëruar të bërë në rrjetin social, Facebook.

Tiava Banner kishte postuar një foto të fëmijës duke kërkuar për këdo që e kishte parë atë që ta kontaktojë.

Postimi ishte shpërndarë më shumë se 21 mijë herë duke rezultuar me sukses.
Telefonata iu bë nënës, “ e gjetëm, është me ne bebja”. Dhe për familjen kthehet gëzimi. Banner më pas postoi një foto në Facebook kur i falënderonte të gjithë për ndihmën e tyre.
“Faleminderit pafundësisht dhe të gjithëve që na ndihmuan dhe na dërguan mesazhe të ngrohta në këto momente ankthi që kaluam”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: