KOLUMBI – Një video e publikuar në internet tregon momentin kur një djalë i armatosur me një thikë, që tentoi të vriste priftin, është ndalur nga “fuqia e Perëndisë”.
Ngjarja ka ndodhur në një kishe në Kolumbi, ku djali ka nxjerrë një thikë të madhe ,duke u përpjekur të vrasë priftin Pedro Pablo Martin.
Mediat e huaja shkruajnë se prifti reagoi me guxim ndaj sulmit, duke përsëritur në mënyrë të vazhdueshme fjalët: “Ekziston një fuqi në emër të Jezusit”.
Të njëjtat fjalë i përsëritën edhe besimtarët e tjerë që ndodheshin në Kishë, ndërsa djali me thikë u shtri në tokë në mënyrë të pashpjegueshme.
(er.nu/BalkanWeb)