Pakkush mund të dyshonte në ndarjen e grupeve të “Champions League” që Napoli do të ishte skuadra që do të rrezikonte të kalonte më tej. Kjo situatë tashmë është evidente dhe sonte duhet një mrekulli që të besuarit e Sarrit t’i bashkohen 16 skuadrave më të mirë të Europës.

Jo gjithçka varet nga Napoli, por për të shpresuar duhet patjetër të mposhtin Feynord, ndërsa Shakhtar Donetsk që luan kundër Manchester City duhet patjetër të humbasë. Italianët kanë 6-t pikë, 3 më pak se ukrainasit por nëse rezultatet e lartpërmendura realizohen atëherë kalon Napoli për shkak të përballjeve direkte. Në ndeshjen e parë Napoli humbi 2-1 në Ukrainë ndërsa në të kthimit në “San Paolo” triumfoi 3-0.

Hysaj-470x334

Manchester City e ka të siguruar kualifikimin dhe do t’a ketë të vështirë të impenjohen maksimalisht, por për këtë siguron Mauricio Sarri i cili gjithashtu pohon se me Pep Guardiolën shkëmben vazhdimisht mesazhe.

“Unë flas shpesh me të dhe shkëmbej mesazhe për futbollin, por jo për atë që do të ndodhë nesër (sot). Jam i sigurt që do provojë të fitojë sepse kërkon rekord pikësh. Ne duhet të bëjmë detyrën tonë për ta fituar ndeshjen.

Kemi shumë mungesa dhe prej kohësh nuk aktivizoj dot lojtarë si Milik dhe Gulam. Tani edhe Insinje. Nuk jam ankuar kurrë për këtë situatë. Nuk e kemi humbur kampionatin, sepse do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund. Humbja me Juventusin nuk është dramatike. Fillimisht të mendojmë për kualifikimin në Champions dhe pastaj për kampionatin. Sezoni është i gjatë dhe do të luajmë shumë ndeshje të tjera”, tha Sarri.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb