Shqiptarët kanë bërë mrekulli, pas historisë trishtuese të Lavdijes, që u bë publike në emisionin human “Shqiptarët për Shqiptarët”.

Varfëria ekstreme dhe sëmundja e rëndë e kanë “rrënuar” Lavdijen, e cila është vetëm 37 vjeçe, por që ka mbi shpatulla edhe tre fëmijë të vegjël. Historia e saj preku të gjithë shqiptarët, të cilët kanë kontribuuar, duke bërë të mundur që Lavdijes t’i sigurohet një shtëpi, ku të mund të rrisë fëmijët.

“Kjo është shtëpia jote tani dhe fëmijët ta gëzojnë sa të kenë jetën. Merri çelësat, janë të tuat, ta gëzosh”, i tha Elvis Naçi, i cili vizitoi 37-vjeçaren, së bashku me Sidrit Bejlerin.

Përveç shtëpisë, emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, së bashku me zemërgjerësinë e shqiptarëve, do të ndihmojnë Lavdijen edhe me kontrollet në spital, pasi ajo vuan nga kanceri, por që më parë nuk ka mundur dot të bëjë as edhe një vizitë, për shkak të varfërisë së tejskajshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb