Nëse klubet më të mëdha europiane bënë çmenduri në merkaton e fundit duke shpenzuar qindra miliona euro në lojtarë të rinj e premtues, Atletico Madrid investoi në diçka më afatgjate, në një stadium modern!

I ndërtuar në vendin kur dikur gjendej “Estadio de La Peineta”, në periferi të Madridit, impianti ka një kapacitet prej 67,703 vendesh dhe kostoja e tij është afër 300 milion euro.

Menjëherë impianti i ri është një nga 2 stadiumet, deri më tani, ku diskutohet të luhet finalja e “UEFA Champions League 2018-19”, bashkë me “Baku National Stadium” të Azerbajxhanit.

Ekipi i Atletico Madrid e nisi me këmbë të mbarë aventurën në “Wanda Metropolitano”, pasi ishte detyruar ti luante ndeshjet hapëse të sezonit jashtë fushe, duke fituar me Malagen 1-0, me golin e parë historik të shënuar nga Griezmann.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb