Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbështetur në identifikimin e rasteve me COVID-19 dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive.

Sipas specialistet së Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, bazuar në të dhënat e deritanishme vlerësohet se numri efektiv i riprodhimit nga data 24 prill e në vazhdim ka zbritur nën kufirin kritik (për R < 1). Sipas saj, sot është numri më i ulët i rasteve ditore pozitive, e përllogaritur në 8 javët e fundit, ndërkohë që brenda 24 orëve kanë rezultuar vetëm 4 raste, duke e çuar në 872 numrin e të prekurve në total. COVID-19 – Statistika (11 Maj 2020)
Testime totale 11089
Testime molekulare 10559
Testime serologjike 530
Raste pozitive 872
Raste të shëruara 654
Raste Aktive 187
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 87
Krujë 56
Shkodër 17
Kamëz 12
Fier 5
Kurbin 3
Elbasan 3
Mirditë 1
Berat 1
Durrës 1
Korçë 1

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: