MTV ka zgjedhur këngëtaren nga Kosova Dua Lipa si artisten më të mirë të re të muajit prill. Portali i MTV-se nuk ka nguruar të shkruajë ehde për historinë e jetës së saj.

“Vetëm 20 vjeç, vajza e lindur në Londër, Dua Lipa ka luftuar për ëndrrën e saj që nga fëmijëria. Kur familja e saj u kthye në Kosovë, Dua bindi prindërit e saj për ta lejuar të kthehej në Londër në mënyrë që të ndiqte ëndrrën e saj muzikore”,- shkruan MTV.

Lipa u bë e famshme me këngën “Be The One”, ndërsa i pëlqyer shumë është edhe hiti i saj i ri “Last Dance”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: