Sopranoja e mirënjohur Inva Mula ka rrëfyer karantinimin e saj në Tiranë ashtu siç po bëjnë të gjithë shqiptarët në kuadër të masave për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Mula shprehet se kishte nënshkruar kontrata për disa koncerte, si një turne në prill në Australi, më pas në maj dy koncerte në Paris dhe Londër kurse në fillim qershor në Itali. Por për sopranon shqiptare ato kontrata nuk kanë më rëndësi.

Ajo shprehet se tashmë vajza e saj është e lumtur që së bashku me familjen po ndan 24 orë bashkë në shtëpi.


”Jemi mirë të gjithë dhe shpresoj që gjithë rrethi familjar shoqëror të jenë mirë. Ndodhemi në Tiranë të izoluar ashtu si të gjithë. Mundohemi të jemi me pozitivitet në mendje dhe të bëjmë detyrimet si qytetarë të mirë. Ky është kontributi që mund të japim. Të izolohemi dhe mos bëhemi pengesë por të zbatojmë rregullat.

Si është përditshmëria e Inva Mulës?

Përditshmëria ka ndryshuar. Mendoj që detyrimi kryesor është të kujdesem për vajzën. Detyrohemi t’I përkushtohemi mësimeve nga shkolla. Nuk është e lehtë. Detyra jonë është që fëmijëve t’i japim një ndjesi pozitive, ta kalojmë si lojë. T’i japi fëmijës një lehtësi të kësaj gjendje. Pjesa tjetër me mësimet nuk duhet t’i shtrëngojmë pasi nuk është e lehtë që fëmijët të rrinë gjithë ditën në shtëpi, ndërmjet tensioneve pasi nuk jemi të qetë, jemi të avaruar. Ta kalojmë sa më lehtë. Përditshmëria ime është instrumenti, pianoja, të punoj për gjithë koncertet dhe kontratat.  Ranë të gjitha koncertet dhe udhëtimet. Nuk arrij do që ta ndjek siç dhet me studimet.

Kemi marrë masat. Kemi bërë një hendek me ushqime. Uroj mos kemi vetëm t’i përkushtohemi vetëm ushqimit por më shumë se kaq.

Shumë vështirë ky proces. Shkolla ka programin e vetë. Shkolla e vajzës sime është në anglisht. Nuk është e njëjta punë që e bëjmë me metodat tona. Ne po bëjmë shkollë tani, t’i përshtatemi programit. Duhet ta kthejmë vëmendjen në kushtet që janë krijuar, çfarë mësimesh po zhvillohen në shkollë, si po zhvillohet fëmija i sotëm, dhe të shfrytëzojmë këtë kohë për të nxjerrë gjërat më të mira. Koha është ajo që krijojmë vetë dhe na krijohet nga rrethanat. Është shumë e lehtë të japim mësime, por në radhë të parë janë mësimet që po ja jap vetvetes.

Po në maj kisha dy koncerte, një në Paris një në Londër, që të dyja kanë rënë. Në 6 qershor dhe 8 qershor në Itali, dhe një turne në Austrli tani në prill. Flas globalisht kanë dalë shumë prioritete dhe s’kam pse mendoj për kontratat. Punoj pak tani. Kohën më të madhe ja kushtoj vajzës. Por ajo është e lumtur se thotë që nuk kemi kaluar ndonjëherë 24 orë bashkë. Por është bukur, nuk kemi luksin gjithmonë ta kemi.”- tha Inva Mula.

 

Po ashtu edhe vajza e saj është shprehur e kënaqur për këtë kohë të kaluar bashkë si familje teksa rrëfen se i mungon shkolla.

”Shkojmë në tarracë dhe bëjmë banjo dielli, është shumë qejf. Shkolla është më e vështirë në shtëpi se në shkollë. Doja të qëndroja me mamin dhe babin. Por dua të shkoj dhe pak në shkollë se më merr malli për shokët dhe mësimet. Edhe kur rri gjithë ditën në shtëpi nuk ke çfarë të bësh. Kur shkon në shkollë ke çfarë të bësh. Me shoqet komunikoj disa herë jo shpesh.”- tha vajza e Inva Mulës.

Familja qënka gjëja më e çmuar që na frymëzon në jetë. Të jemi të fortë dhe pozitivë, qytetarë të mirë që do i zbatojnë rregullat për ta çuar më përpara dhe të prekemi sa më pak nga kjo sëmundje. I uroj të gjithëve sa më pak të sëmurë dhe sa më shumë energji për të rifilluar jetën jo aty ku e kemi lëën, por edhe më tej. Shpresoj që të gjithë të jemi mirë, të jemi bashkë. Por mos rrimë më shumë me njëri- tjetrin.  ”- shtoi Inva Mula.

 

Po ashtu një mesazh kishte dhe bashkëshorti i sopranos, biznesmeni Hetem Ramadani.
”Ato çfarë i tha Inva nuk i përsëriti. Rregullat që duhet të qëndrojmë në shtëpi. Por të provojmë të agjerojmë dhe të meditojmë. Ne i kemi bërë këto me vite. Por është dashur ta fillojmë sepse efektet negative do të jenë më të vogla  nëse i nënshtrohemi këtyre. Gjithë kjo çfarë po ndodh është zvogëlimi i imunitetit. Ne kemi mekanizma që të mbrohemi ndaj këtij virusi.”- tha Hetem Ramadani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb