Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka kujtuar Betejën e Koshares me vargjet e heroit Agim Ramadani.

Haradinaj në postim shprehet se “Kosharja është krenaria e Kosovës”.

Postimi i Ramush Haradinajt:

“Mu shterrshin sytë nëse pushoj

Lirinë tënde me ëndërrue

Mallkue qoftë gjaku im

Nëse m’vrasin pa luftue”

Me vargjet e Agim Ramadanit, kujtojmë Epopenë e Koshares.

Përgjithmonë mirënjohës kontributit të luftëtarëve të lirisë dhe të përulur para sakrificës së Dëshmorëve të Kombit.

Kosharja, krenaria jonë!

Lavdi!

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb