Gazetarët e “News 24” u bënë mesditën e sotme protagonistë të një ngjarje të pazakontë. Ata u gjendën rastësisht në mes të një operacioni policor.

Menjëherë nxorën telefonat për të filmuar të gjithë skenën, por u ndeshën me rezistencën e uniformave blu. Gazetari Ergys Gjençaj u kap me forcë nga efektivët dhe u detyrua të shtrihej barkas. Ndërkohë, që rezistencën e tyre hasi dhe gazetarja Klodiana Lala, e cila nodhej bashkë me të në zonën e “Varrit të Bamit”, ku ndodhi dhe aksioni.

Dyshja e gazetarëve, ishin të ftuar në rubrikën “Opinion”“News 24”, ku folën për të gjithë ndodhinë. Ata thanë se u gjendën rastësish në vendngjarje.

Gazetari Gjençaj e cilësoi si të paprecedentë sjelljen e Policisë ndaj tij, pasi shtoi se doli nga një makinë me logo të medias dhe nuk përbënte rrezik për operacionin.

Një gjë të tillë e konfirmoi dhe gazetarja Lala, e cila tha se sjellja e policisë dhe fjalori i përdorur nuk ishte ai i duhuri. Ajo tregoi se nga ky operacion anti-drogë janë arrestuar tre persona, ndërsa hetimet ende po vijojnë pasi dyshohet për individë të tjerë të përfshirë.

Ergys Gjençaj: Nuk pata asnjë telefonatë nga Policia e Shtetit. Kur perserpuzohet që ka qenë një operacion i mirëorganizuar, Policia ka pasur një ide se cilët kanë qenë personat që po ndiqnin. Unë dola rastësisht dhe nga një makinë me logo. Më pyetën se çfarë je? I thashë që jam gazetar. Nuk mundet Policia e Shtetit me gjithë punën e tyre në një mënyrë korrekte, nga një person që nuk përbën kërcënim për ta. Isha në mes të rrugës, me një telefon në dorë. Kur m’u sulën s’më lanë shije të mirë.

Çfarë rruge do të ndjekësh?

Ergys Gjençaj: Dua ta vlerësoj këtë situatë. Nuk është e lehtë për ta gëlltitur. Do e vlerësoj.

Një anëtar i Policisë së Shtetit ka kërkuar ndjesë?

Ergys Gjençaj: E vlerësoj, e mirëkuptoj dhe gjaknxehtësinë e Policisë së Shtetit, por ndonjëherë duhet të bëjmë dallimin mes qytetarëve. Isha dy hapa larg makinës News 24, makinë e rrethuar nga logot e televizionit.

Çfarë ishte ky operacion. Thatë që tre persona u arrestuan. Ishin pjesë e makinës së zezë personat e arrestuar

Klodiana Lala: Forcat e policisë duhet të jenë më të kujdesshëm në raport me qytetarët. Si do të ishin sjellë ata nëse ishim në mes të natës? Ne ju prezantuam dhe dolëm nga një makinë me logo. Komunikimi mes policisë dhe qytetarëve është i rëndësishëm. Ata kishin informacion se cilët ishin personat e përfshirë, ishte një bazë që dërgonte lëndë të forta. Baza ishte një biznes që jepte makina me qira. Ishin disa gramë kokainë. Disa prej personave të përfshirë s’janë arrestuar. Në rastin konkret do të ketë verifikime. Nuk duhet mbetur ato në rastet që bëhen mediatike. Policia duhet të ketë kujdes, sepse ka ngjarje dhe më të rënda. Aty ishte një zonjë e irrituar që përplasej me policinë. Kishte dhe përdorim të një fjalori jo të denjë nga punonjësit e policisë. Fjalori i tyre s’është etik. Ka disa që shkelin rregullat. Unë dua të përgëzoj punonjësit e policisë që bënë të pamundurën. Ne ishim shumë të ndershëm me faktet. Ne raportuam që në momentin e parë, sepse Gysi e kishte të pamundur të filmonte. Janë të gjitha këto momente që kanë të bëjnë me vetëkontroll. Ata janë njerëz të trajnuar, që investohen me miliona për ta. Se cili do të jetë bilanci i operacionit na mbetet në orën në vijim. Janë tre të arrestuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb