TIRANE- Me sloganin “Flisni për ata që nuk munden”, duke denoncuar rastet kur fëmijët trafikohen apo shfrytëzohen, qindra të rinj të kryeqytetit kanë marshuar këtë të dielë në kuadër të tetorit si muaji antitrafik i shpallur nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në këtë aktivitet, ishin të pranishme edhe Zv/ministrja  e Brendshme, Elona Gjebrea dhe Zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj.

Gjebrea u shpreh se për të ndërgjegjësuar të gjithë publikun përsa i përket trafikimit ashtu sikurse dhe informacionit që i takon denoncimeve, duhet të telefonojnë në numrin e telefonit 116 006, pa pagesë i vënë nga Ministria e Brendshem për të raportuar raste për trafikim.

Ndërsa për riintegrimin e fëmijëve të trafikuar, ministria e Arsimit ka ofruar libra falas, duke  hartuar kurrikula ndërgjegjësuese si dhe ka përcatuar kuota të dedikuara në shkolla.

Malaj tha se “duke pasur parasysh edhe VKM-në e fundit që qeveria nxori për dhënien e librave falas apo për dhënien e të drejtave të studimit apo kuotave të dedikuara për këtë kategori në mënyrë që të qënit i trafikuar pas vuajtjes që kanë përfituar të jenë pjesë reale e integrimit në jetën sociale”.

Tetori është muaji  i ndërgjegjësimit në luftën kundër trafikimit të personave, dhe për këtë arssye ministria e Brendshme dhe ato të linjës kanë organizuar aktivitete sensibilizues për  parandalimin dhe integrimi i viktimave të trafikimit

Viktimat e trafikimit në botë mbeten në shifra alarmante. Vlerësohet se çdo 30 sekonda 1 person trafikohet, ose rreth 800 000 njerëz në vit, 80 % e tyre janë gra, vajza dhe fëmijë.  Në mbarë globin, 1 në çdo 236 njerëz është një viktimë e trafikimit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb