Muaji i kaluar shënoi temperaturat më të nxehta në shkallë botërore, që nga fillimi i monitorimit në vitin 1981, sipas matjeve të bëra nga studiuesit e klimës të BE-së.

Shërbimi i Kontrollit të Ndryshimeve Klimaterike “Kopernikus” (C3S), programi i BE-së për vëzhgimin e Tokës, njoftoi se temperatura mesatare globale e ajrit sipërfaqësor në maj ishte 0,63 gradë Celcius më e lartë se mesatarja e majit, e regjistruar nga viti 1981 deri në 2010.

“Muaji maj në Europë ishte pak më i ftohtë se mesatarja në përgjithësi, por periudha e pranverës mars-maj ishte 0,7 gradë Celcius mbi mesataren”, thanë studiuesit.

C3S, që mbështetet në të dhënat satelitore, shtoi se rritjet më të mëdha të mesatares së temperaturës së majit janë regjistruar në Alaskë, Antarktidë dhe disa pjesë të Siberisë, ku temperaturat ishin deri në 10 gradë Celcius më të larta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb