“Qetësi nën tinguj” ishte aktiviteti me të cilin bashkia e Beratit përmbylli sot “Muajin e Librit” në këtë qytet muze.

Pas një sërë aktivitetesh të organizuara gjatë gjithë muajit Tetor,në bashkëpunim me ZVA-në,Ura antike e Goricës u bë sot epiqendra e aktivitetit përmbyllës të muajit të Librit. Për të mos krijuar grumbullime në ambjente të mbyllura,aktiviteti u organizua në mes të Urës së Varur,duke u shijuar në këtë mënyrë jo vetëm nga banorët e dy lagjeve muzeale Mangalem e Goricë por edhe nga kalimtarë të shumtë.

Nën tingujt e bukur të muzikës,nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit,nëpërmjet poezive të tyre përcollën për të gjithë beratasit kreativitetin e shpirtit të tyre,duke përcjellë mesazhe frymëzuese për të gjithë të rinjtë. “Fjalët e Qiririt”,tingujt e muzikës dhe bukuria e qytetit të 1mbi1dritareve i dhanë më shumë kuptim e hijeshi përmbylljes së maratonës një mujore të aktiviteteve mbi librin në qytetin e Beratit.

Qëllimi i këtyre aktiviteteve të organizuara në qytet gjatë muajit të librit-sipas bashkisë-kanë pasur si qëllim gjallërimin disi të jetës kulturore dhe artistike në qytet,në këtë periudhë të vështirë që po kalojmë për shkak të pandemisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb