Kreu i PAA-së, Agron Duka iu është bashkuar urimeve për besimtarëve myslimanë që kanë nisur muajin e shenjtë të Ramazanit.

Përmes një mesazhi, Duka iu uroi besimtarëve agjërim të lehtë, ndërsa apeloi për më shumë dashuri.

MESAZHI I DUKES
Agjërim të lehtë, dashuri dhe solidaritet njerëzor maksimal.

Sot në fillimin e muajit të Ramazanit i uroj të gjithë besimtarët muslimanë për një agjërim sa me të lehtë.

Ky muaj apelon për më shumë dashuri, më shumë dhembshuri dhe më shumë solidaritet njerëzor për çdo shqiptar që ndodhet përballë sfidave të mbijetesës, papunësisë, varfërisë dhe pa-aftësisë për punë.

Harmonia fetare dhe solidariteti i përbashkët midis të gjithë besimeve fetare – pasuria jonë kombëtare që lehtëson çdo dhimbje njerëzore dhe sfidë jo vetëm personale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb