TIRANË

Kryeministri, Edi Rama, në nisje të muajit të shenjtë të Ramazanit ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë. Shefi i qeverisë këtë urim e përcolli përmes rrjeteve sociale, ndërsa zgjodhi një foto të xhamisë Et’hem Beu në kryeqytet.

“MIRËMËNGJES dhe agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë”-shkruan kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë mesazhe urimi për besimtarët myslimanë kanë përcjellë edhe personalitet të tjera të politikës shqiptare si Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kryeparlamentari, Gramzo Ruç dhe kreu i PD, Lulzim Basha.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb