E shtuna përkon fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit për myslimanët në mbarë botën, që zhvillohet për një muaj, duke përfunduar me festën e Bajramit më 2 maj.

Kjo do të thotë se nga 52 ndeshjet e Premier Ligës të planifikuara të zhvillohen në Ramazan, janë nëntë sfida në mbrëmje në të cilat lojtarët mund të kenë nevojë të prishin agjërimin e ditës gjatë lojës.

Sezonin e kaluar në takimin midis Leisterit dhe Kristal Palasit në stadiumin “King Power”, pati një pauzë në lojë për të lejuar dy lojtarët e dy skuadrave Uesli Fofana dhe Sheikhu Kujate për të bërë ritualin e Ramazanit.

Sezonin e kaluar, pati një marrëveshje jozyrtare midis kapitenëve për të lejuar një pushim të shkurtër në mënyrë që çdo lojtar mysliman që duhej të ishte në gjendje të prishte agjërimin.

Këtë sezon, megjithëse nuk ka pasur asnjë udhëzim zyrtar për ekipet e Premier Ligës pasi nuk ndikon në çdo ndeshje, kapitenët mund të kërkojnë përsëri një pushim për pije në një moment të përshtatshëm të lojës gjatë takimit të tyre.

Nëse ky veprim do të kryhet, atëherë këto janë ndeshjet e mbrëmjes që lojtarët do të përfundojnë agjërimin e ditës:

E hënë, 4 prill: Kristal Palas – Arsenal

E mërkurë, 6 prill: Bërnli – Everton

E premte, 8 prill: Njukasëll – Volves

E martë, 19 prill: Liverpul – Mançester Junajtid

E mërkurë, 20 prill: Çelsi- Arsenal, Everton – Leister, Njukasëll – Kristal Palas, Mançester Siti – Brajton

E enjte, 21 prill: Bërnli – Sauthempton Panorama Sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb