TIRANE

Klaudia Pepa prej disa vitesh është larguar nga Shqipëria për të vazhduar karrierën e saj si balerinë në Itali. Balerina e njohur shqiptare ka bërë krenare gjithë publikun me performancat e saj në “Amici” dhe duket se suksesi i saj nuk përfundon me aq.

E angazhuar në projekte të ndryshme ne Itali, Klaudia ka bërë të ditur me anë të një postimi në ‘Instagram’ se shumë shpejt do të jetë pjesë e një programi të ri televiziv.

Untitled 1
Untitled 1

“Muaji nëntor është muaji i zjarrit për mua, së shpejti do ju tregoj se në cilin program televiziv do më shihni”, ka shkruar Pepa krah fotos ku shfaqet e veshur ne ngjyrë gold pas disa flakëve. Me siguri balerina shqiptare do të jetë pjesë e një porduksioni italian, emrin e të cilit ka vendosur ta zbulojë më vonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: