Kryetarja e Forumit të Grave Demokrate se bashku me deputetet e Qarkut te Elbasanit Zheni Gjergji dhe Flutiura Açka si dhe gazetaren  Rezarta Reçi ishin te pranishme ne nje takim sensibilizues kundër kancerit të gjirit ne Elbasan.

Vokshi gjatë fjalës së saj në kete takim  u bëri thirrje grave dhe vajzave që të gjitha të bashkohen në betejën për shëndetin e për jetën, pasi kjo betejë nuk duhet të zgjasë vetëm një ditë apo një muaj, por në 365 ditë të vitit.

Kryetarja e LDGSH, Albana Vokshi, vuri në dukje shkakun e lartë të vdekshmërisë në Shqipëri, tek gratë e prekura nga kanceri i gjirit, për shkak të diagnostikimit në stad të avancuar dhe mungesës së kujdesit të duhur shëndetësor për këtë kategori dhe nuk i ka kursyer akuzat ndaj qeverisë Rama për politikat e gabuara në shëndetesi.

“Ne bazë të statistikave zyrtare, vitet e fundit, numri i grave e diagnostikuara me kancerin e gjirit pothuajse është dyfishuar dhe numri i grave që kanë humbur jetën është rritur në mënyrë të konsiderueshme, ndërkohë që për shkak atë pandemisë dhe politikave krejt të gabuara të ndjekura nga Qeveria dhe MSH. Kalavari i një gruaje ,diagnostikuar me kancer gjiri është i gjatë, i vështirë e shpesh e bën të pamundur edhe udhëtimin e jetës, por një gjë është e sigurt, nëse diagnostikohen në faza të hershme të sëmundjes, kanë shanse të mëdha për t’u shëruar. Në mungesë totale të fushatave të sensibilizimit nga ana e institucioneve shtetërore, është detyrë e secilës prej nesh tha Vokshi të bëjmë sa më shumë në këtë drejtim, në mënyrë që gratë dhe vajzat të kenë kontrolle periodike, për parandalimin e kësaj sëmundje që po merr përmasa të tmerrshme.

Ndaj sot të gjitha ne mbledhur këtu në këtë sallë ne Elbasan, cdo kryetare në strukturat apo komunitetin ku jeton ka një rol të rëndësishëm për të luajtur: të sensibilizojë cdo ditë të Tetorit, por edhe cdo ditë të vitit. Mesazhi im për të gjitha gratë sot është: ju lutem kontrollohuni, kryeni testet dhe kontrollet e duhura periodike!Duajeni veten tuaj!Duajeni familjen tuaj!Duajini fëmijët tuaj!Kontrolli shpëton jetë”- tha ajo.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndersa deputetja Zheni Gjergji duke folur si mjeke, iu drejtua grave dhe vajzave te Elbasanit dhe te gjithe Shqiperise qe te bejne gjithnje e me shume per te mbrrojtur shendetin dhe jeten.

“Eshte per te ardhur keq qe vetem ne Elbasan evidentohen çdo vit e pakta 100 ferma te prekura nga kanceri i gjirit ose sa nje e shtata e numrit total ne shkalle vendi tha deputetja Zheni Gjergji. Nga ana e saj deputetja Flutura Açka ju beri thirrje grave dhe vajzave qe ta kthejne ne kulture kontrollin periodik mjekesor. Me mjaft interes per te pranishmet ne kete aktivitete sensibilizuaes ishte fjala e gazetares Rezarta Reçi e cila ka treguar me detaje te imtesishme historine saj personale me kancerin e gjirit. Gazetarja Reçi u ka treguara grave dhe vajzave te pranishme ne  Gazetarja Rezarta Reçe tregoi se u vonua shume në këtë proces, por falë impenjimit të mjekëve të onkologjikut, dhe vullnetit të saj, po ia del më së miri ta luftojë këtë sëmundje.“Si gazetare radio-televizive, kam luftuar me profesionalizëm për diagnostikimin e hershëm dhe luftën e fortë kundër kancerit të gjirit. Ndërsa si Rezartë, u dorëzova! U dorëzova jo nga frika, por nga arsye të thella që lidhen me subkoshiencën time. E lashë pas dore. Ka qenë dashuria dhe vëmendja e familjarëve dhe miqve të mi më të ngushtë, ka qenë lufta frontale e ekipit të specializua të mjekëve të Spitalit Onkologjik në Tiranë të cilët morën masa të menjëhershme jo vetëm për të më diagnostikuar, por edhe për ta luftuar kancerin e gjirit që ishte shfaqur në trupin tim. I jam mirënjohëse atyre. I jam  mirënjohëse dhe vetes që zgjodha të mos plogështohem në krevat, përkundrazi, zgjodha të bëj jetë aktive, krahas luftës kundër kancerit të gjirit.Prandaj, ti e dashur, ju të dashura  mos ngurroni. Diagnostikohuni për kancerin e gjirit jo vetëm në muajin tetor, por çdo dite, çdo jave, çdo muaj,çdo vit ishte apeli i forte i gazetares  Rezarta Reçi e diagnostikuar vete me kancer te gjirit”- përfundoi ajo.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb