Sergio Aguerro do i jap fund në përfundim të sezonit, aventurës së tij 10-vjeçare tek Manchester City.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtuesit e Premier League, të cilët njoftuan se golashënuesi më i mirë i tyre do të largohet nga Etihad Stadium. Dejtuesit kanë paralahjmëruar se do të ngrenë një statujë jashtë stadiumit në nderë të tij.

Gjithashtu për largimin e bomberit argjentinas, ka reaguar dhe trajneri Pep Guardiola, duke e konsideruar shtatshkurtrin si një lojtarë efikas dhe të “pazëvendësueshëm”.

“Sergio është i pazëvendësueshëm. Unë mund të them që sa i përket numrave ai nuk mund të zëvendësohet, nuk është e lehtë të gjesh dikë që ka luajtur 360 ndeshje dhe ka shënuar më shumë se 250 gola”, tha Pep.

Aguero është një figurë legjendare tek City, që ka shënuar 257 gola në 384 paraqitje totale në të gjitha garat që nga transferimi i tij prej 38 milion £ nga Atletico Madrid në 2011.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb