Rezultati flet për një ndeshje të humbur keq, por në fakt ishte krejt e kundërta. Shqipëria U-21 është mundur 3-0 në transfertë nga Sllovenia U21, në takimin që vlejti për kualfiikueset e Euro 2023, por loja e kuqezinjve, sidomos në pjesën e dytë, ishte e mirë.

Kuqezinjtë e Alban Bushit bënë gjithçka keq që në fillim, teksa brenda 25 minutash u ndëshkuan 2 herë dhe humbën një penallti me Muçin. Fillimisht ishte Bosilj që realizoi në minutën e shtatë, ndërsa Matko dyfishoi më pas.

I 3-ti do vinte nga Bosilj në minutë ne 75-të, pikërisht atëherë kur djemtë tanë kishin filluar të merrnin lojën në zotërim. Ishte një gabim i portierit Tafas. Shqipëria bie në vendin e 3-të me 9 pikë, ndërsa sllovenët janë në vendin e katërt me 7 pikë. Pas katër ditësh është ndeshja Kosovë U-21-Shqipëri U-21.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb