West Ham në gjurmët e Ernest Muçit. Klubi i Premier League pëlqen shumë lojtarin shqiptar dhe po mendon që të bëjë ndonjë lëvizje konkrete, për të bindur Besiktasin që ta lërë të lirë.
Drejtuesit e klubit nga Stambolli janë të gatshëm të hyjnë në tratativa, teksa nëse vjen ndonjë ofertë e mirë, do të merret në konsideratë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, West Ham dëshiron të afrojë Muçin sa më shpejt të jetë e mundur, pra në këtë sesion merkatoje. Vendimtare do të jetë vetë dëshira e 23-vjeçarin, me kalimin në Angli që do ishtë një mundësi e mirë për të.
(J.S/BalkanWeb)