Anëtari i Kryesisë së PD-së Grigels Muçollari, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 deklaroi se qeverisja është përlyer moralisht.
Muçollari u shpreh se njerëz në qeveri me shumë pushtet janë kriminalizuar dhe gjenden në burg.
“Sot qeveria ka disa deputetë që janë akuzuar për kriminel e trafiqe ndërkombëtare të lëndëve narkotike e prostitucion. Në këtë aspekt, partia duhet të ketë moral politik.
Kjo qeverisje është përlyer moralisht, njerëz me shumë pushtet janë kriminalizuar”, deklaroi Muçollari.
(Balkanweb)