Sëmundjet e mëlçisë janë tepër delikate. Trajtimi i këtij organi me vajin e farës së zezë është shumë efikas. Herbalisti, Irfan Gjeci ka vlerësuar rolin e çajit të rigonit për të shkatërruar aktivitetin e baktereve që kërcënojnë mëlçinë.

Ai u ndal më tej tek vlera që ka shafrani i Indisë i cili duke u shoqëruar me piperin e zi i japim mundësinë që të përthithet më lehtë nga trupi, por duke u bashkuar me farat e gjembit të gomarit, karafil e të tjerë përbërës, garantojmë një mëlçi të shëndetshme.

Gjeci tha se për të patur rezultate të mira duhen ndërprerë ushqimet e gatshme, dhe brenda 1 jave shohim efektin. Më tej Gjeci tha se kërkohet që kultura e të ushqyerit të futet që në shkolla ku fëmijët të edukohen se çfarë është e mirë për shëndetin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb