Një Don Kishot i keqkuptuar  apo një mohikan që ende qëndron edhe kur duket se gjithçka është kundër? Mes personazhit pozitiv të Servantesit dhe të fundmit të fisit indian që lufton kolonizatorët, qëndron një shqiptar idealist që endet mes Venecias dhe Medvegjës, qytetit të shqiptarëve në Serbi

Mentor Nazarko ka vizituar sot, Medvegjën në Serbi dhe fshatrat shqiptarë të pasivizuar, në kufi me Kosovën.

“E kisha quajtur Donkishot në një intervistë- Muharrem Salihun, mikun tim, ndërmarrës nga Medvegja, që lë Venecian për të luftuar në vijen e re të mpakjes së ekzistencës sonë kombëtare. Më mirë Don Kishot apo Mohikan i fundit?” pyet Nazarko në një status të postuar në facebook, si për të nxjerrë në pah, luftën me” mullinjtë e erës”.

Salihu, biznesmen i suksesshëm në Itali dhe Zvicër prej vitesh lë mënjanë sipërmarrjet për të udhëtuar drejt Medvegjes, qytetit të lindjes ku shqiptarët e ikur në emigrim janë ç’regjistruar duke iu mohuar kthimin. Me një fabrikë tekstili ku punëson më se 100 shqiptarë edhe si një mënyrë për t’i mbajtur aty, që zona mos të braktiset tërësisht, edhe si një magnet për të sjellë të tjerë, Salihu i ngjan një personazhi letrar që stërmundohet për të ndryshuar historinë.

Muharrem Salihu ka arritur megjithatë ta kthejë çështjen e shqiptarëve të ç’regjistruar në diskutimet diplomatike të ministrive të jashtme të Shqipërisë e Kosovës dhe diplomatëve të huaj në Serbi, si përpjekje për të rikthyer në vend shqiptarët e ikur e shqiptarët e “përzënë”.

Përtej qasjes europiane të bashkëjetesës, me fqinjin, ai çmon ruajtjen e kulturës e trashëgimisë shqiptare çka e ka kthyer në qëllim primar.

Medvegja eshte nje zone e banuar me shqiptare (kane mbetur 8000 sipas disa burimeve) dhe per shkak te burimeve minerare te rralla dhe nje banjoje termale me rendesi europiane i eshte nenshtruar politikave diskriminuese serbe qe quhen pasivizim adresash- masa administrative qe synojne humbjen e te drejtave themelore te shqiptareve si ajo e votimit, etj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb