TIRANE

Disa prej refugjatëve të ardhur nga Lindja strehohen në një kamp në Babrru, në periferi të Tiranës. Kampi është i ndarë në gjashtë godina dhe secila prej tyre është e ndarë në 5-6 dhoma.

Një shtetas iraken ka dërguar në BalkanWeb  një video nëpërmjet së cilës kërkon të dëshmojë kushtet skandaloze në të cilat ata jetojnë.

Ai shkruan në redaksinë tonë se prej 3 muajsh nuk kanë ujë të ngrohtë. Edhe pse janë ankuar për këtë fakt, askush nuk u kanë dhënë atyre një zgjidhje.

Mes të tjerash ai tregon se nuk kanë as lugë për të ngrënë. “Jetojmë 5 vetë në një dhomë të vogël. S’kemi as lugë për të ngrënë bukë. Jemi 100 vetë dhe kemi vetëm 10 lugë. Edhe dyert janë të shkatërruara,” tregon ai.

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: