Ish-Sekretari i parë i Komitetit të Partisë së Shkodrës Muho Asllani i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” nga Nisida Tufa, foli për tërmetin e 26 nëntorit.


Asllani theksoi se ish-kryeministri i vendit Sali Berisha është një fajtor i madh, kurse ka shtuar se në kohën e pas  viteve 1990 e nën qeverisjen e Berishës janë ndërtuar shumë pallate më shumë kate.


Tërmeti i 1979 ishte shkatërrimtar sepse ne ishim mbështetur mbi forcat tona. Ky tërmet ishte po ashtu katastrofik, por ndihma ishte e madhe. Edi Rama është punëtor. Rama ka bërë shumë punë. Ai është djalë tepër punëtor. Rama kur jep porosi, kur nuk ua bëjnë, kthehet dhe e bën vetë punën. Këtu është faji i Sali Berishës. Sepse në kohën e tij katet e para i kanë bërë dyqane. Unë kam punuar në Durrës dhe nuk lejoheshin ndërtimet me shumë kate. Këta e kanë bërë 6 kat, 8 kat, 10 kate etj. I kanë bërë në kundërshtim me rregullat. U shkatërruan katet e para. Nuk dua ta politizoj, por opozita vetëm hedh vrer”, tha Asllani.


Muho Asllani foli edhe për tërmetin e vitit 1979 në Shkodër, duke thënë se kosto në atë kohë ishte po ashtu e madhe.

“Kosto në atë kohë ishte e madhe, sepse janë paguar njerëzit për punën. Kosto ishte e madhe, sepse ishte partia në komandë, u fut çdo gjë me rregulla. Me thënë të drejtën, m’u bë qejfi për punën që kemi bërë, për faktin se shumë kuadro u ngritën në detyrë”, deklaroi Asllani.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb