Gjermanet nuk e kane frike Francen.
“Nuk jam i frikësuar aspak, frika nuk është pjesë e mentalitetit të skuadrës tonë. E njohim cilësinë e Francës, i kemi vëzhguar edhe sulmuesit e tyre, kanë lojtarë mjaft të mirë që e njohim portën, megjithëse kundër Islandës u duk sikur mbrojtja islandeze nuk ishte në maksimumin e mundshëm dhe sigurisht ne duhet të sillemi krejt ndryshe në fazën difensive. Në planin personal , natyrisht që do kisha dashur të shënoja në këtë europian, por nuk ndjehem i bllokuar psikologjikisht nga fakti që ende nuk kam realizuar asnjë gol, megjithëse kur mendoj për rastet e humbura ndaj Irlandës së Veriut më vjen pak keq, për ato shtylla që goditje, por ndonjëherë është edhe çështje fati”.

Kështu është shprehur lojtari i Gjermanisë, Muller për përballjen e afërt me Francën.

Kurse portieri do shtonte se “kemi përballë një skuadër që ka shumë vetëbesim, sidomos sulmuesit që deri më tani kanë shënuar jo pak gola”.

“Kundër Islandës zhvilluan ndeshjen e tyre më të mirë por kjo nuk do të thotë se ne duhet të frikësohemi. Kemi respekt për Francën , por me duhet të nënvizoj se deri më tani kemi zhvilluar një turne për t’u admiruar, sidomos në fazën mbrojtëse dhe do jemi plotësisht gati për këtë gjysëmfinale”, citoi ai.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: