Thomas Muller që aktivizohet për ekipin e Bayern-it të Mynihut, njihet nga tifozët si një personazh “special”. Gjermani jeton në Mynih, por dukur sikur ka lindur për të performuar në “Hollywood”. Ajo çka ka bërë kësaj here është me të vërtetë prej një humoristi të madh.

Ekipi i Bayern-it po kthehej në shtëpi pasi pati udhëtuar në Katar për fazën përgatitore të dimrit. Ndërkohë që gazetarët po prisnin të shkëpusnin disa fjalë nga lojtarët që zbritën në aeroport, Myler bëri diçka autentike prej “bavarezi” për t’ju shmangur. Ai u hoq sikur po fliste në celular, por faktikisht po mbante afër veshit … pasaportën e tij!

Siç duket në video, “pajisja” e tij është qartësisht më e gjerë se një celular i zakonshëm, por askush nuk “e kapi mat”. 27-vjeçari veproi kështu, ngaqë ishte i vetëdijshëm se do të ngacmohej për faktin që së fundmi nuk ka luajtur titullar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb