Në letër dukej një lojë fëmijësh për Bayern Munich, përballë një rivali modest si Salsburg, por ja që në fushë rezultoi krejtësisht e kundërta, ekipi i Nagelsmann vuajti jo pak, shpëtuan vetën në frymën e fundit fal një goli të Coman. Gjigandët gjerman gjetën përballë një skuadër të mirë vendosur në fushë, shumë të organizuar, që i la pak hapësira. Sigurisht që Bayern kishte kontrollin e lojës, rrezikuan që në minutën e 10-të me Gnabry. Për ironi të fatit, Salsburg u detyrua të bënte një zëvendësim të shpejtë me Adamu që u hodh në fushë në minutën e 12-të.

213209497 91b4d712 B5f9 4377 Aa21 8b280970bf4c
213209497 91b4d712 B5f9 4377 Aa21 8b280970bf4c

Nëntë minuta më pas sulmuesi austriak befasoi Ulreich duke kaluar Salsburg në avantazh. Bavarezët u hodhën me shumë forca në sulm, por rrezikuan jo pak të pësonin dhe golin e dytë. Historia nuk ndryshojë as në pjesën e dytë, Bayern provoi në çdo formë të rikthehej në lojë, por Salsburg i vendosi jo pak në siklet në më shumë se një herë me kundërsulme të shpejta.

Koman
Koman

Atëherë kur gjithçka po shkonte drejt fundit, në minutën e 90-të, Coman shpëton Bayern Munich nga turpërimi duke barazuar shifrat në 1-1, një rezultat që lë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit më 8 mars.

213205200 A867d8ad F2a4 478a Ab76 Dc839c8b30d8
213205200 A867d8ad F2a4 478a Ab76 Dc839c8b30d8

Në përfundim të ndeshjes, Thomas Muller dhe Robert Lewandowski, praktikisht ashtu si pjesa tjetër ekipit, ishin dy lojtarët më pak të vlerësuar. Një fantazmë në fushë, asnjë prekje në zonë, asnjë asist, i parrezikshëm për rivalët, shkruajnë mediat për Muller. Lewandowski: Nuk goditi asnjë herë kuadratin, ky ishte lajm më i rëndësishëm i kësaj mbrëmje, nota 5, shkruajnë mediat për sulmuesin polak.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb