GJERMANI- Bayern Munchen u eliminua nga Kupa e Gjermanisë, pasi në finale u mposht pas ekzekutimit të penalltive nga Borussia Dortmund.

Sulmuesi Thomas Muller thotë se Bayerni nuk e ka merituar eliminimin nga Kupa, kurse beson se kjo do të ndikojë pozitivisht në skuadrën nga “Alianz Arena”.

“Në ndeshjen ndaj Dortmundit nuk kemi bërë shumë gabime, por në fund jemi humbës. E kemi merituar të jemi në finale, por kjo do të jetë një leksion i madh për ne për të ardhmen”, tha Muller. Bayerni e ka siguruar titullin në Bundesliga, kurse në javën që vjen luan në finale të Championsit kundër Barcelonës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: