*Këngëtari Flori Mumajesi, thotë se nuk ishte ai që udhëhoqi fyerjet ndaj Serbisë

TIRANE-Shprehja e këngëtarit Flori Mumajesi dje gjatë festës për Kombëtaren, ka shkaktuar debat në rrjetet.

“Serbi, Serbi, të q… motrën”, nisi të thërrasë Mumajesi.

Por analisti Dritan Hila mendon se Mumajesi nuk duhet të përdhosë një tribunë kombëtare.

“Në koncertin e mirëseardhjes se kombëtares, nje tip qe i thotë vetes kengetar dhe i këndon me të njëjtin avaz dashnorit, dashnores dhe flamurit, kishte share nga motra serbët, duke infektuar edhe turmën. Unë besoj thellësisht se shumica dërmuese e jona nuk jemi kaq vulgare. Ky rrugaç, nuk ka asnjë të drejtë të përdhosë me fjalor banal një festë nga një shesh dhe tribunë kombëtare. Ky në qofte trim, le të shkojë në Serbi dhe ta tregojë trimerinë,” shkruan Hila në FB.

Pas reagimit te analistit HIla, këngëtari Flori Mumajesi, thotë se nuk ishte ai që udhëhoqi fyerjet ndaj Serbisë nga një skenë ku po festonte kombëtarja.

“Per ata qe jane mesuar te tallen me publikun dua t’i informoj se ai mikrofon ishte ne publik ne doren e nje tifozi edhe gjate kohes kur une kendoja ne sken edhe kur nuk isha fare aty. S’e kam me gazeten, po me ata qe bejne analistin ne rrjete sociale kur kane problem kaq te madh me degjimin dhe shikimin. THJESHT NUK ISHA UNË!” shkruan Mumajesi.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: