Bota e futbollit i ka dhënë lamtumirën këto ditë një prej legjendave më të mëdha të këtij sporti, brazilianit Pele. Ky i fundit ka lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme në futbollin botëror, duke u cilësuar shpeshherë si “themeluesi” i futbollit modern.

Por përtej një trashëgimie me spektakël e gola të shumtë të shënuar, ai ka lënë edhe një kujtim të pazakontë, në atë që është misteri më i madh që shoqëron karrierën e tij, të ruajtur me shumë fanatizëm.

Bëhet fjalë për dollapin e tij në dhomat e zhveshjeve të Santos, i cili është i mbyllur dhe aaprekur që nga dita kur legjenda i dha lamtumirën klubit.

“Askush nuk e ka zënë vendin që ishte i Pele në dhomat e zhveshjes të Santos. Ka atje një dollap që është i mbyllur që kur luajti për herë të fundit me këtë klub. Ai ka vendosur disa gjëra aty brenda, e mbylli dhe tha ‘mund ta hapni kur unë të mos jem më mes jush’”, shpjegoi Gustavo Leal për misterin që shoqëron dollapin e Pele dhe përmbajtjen e tij.

Nuk dihet nëse Santos do të vendosë të hapë më në fund këtë dollap të famshëm apo nëse do të vazhdojë të ruajë një nga misteret e mëdha që ka shoqëruar karrierën e Pele, me këtë dollap i cili është kthyer në një objekt kulti në klubin brazilian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: