Priyanka Chopra, një aktore e famshme indiane, këngëtare dhe një ikonë bukurie në botë është shembulli më i mirë për efikasitetin e këtyre dy produkteve natyralë.

Me vetëm këta dy përbërës ajo ka arritur t’a mbajë lëkurën e saj të freskët dhe pa rrudha. Dhe e dini cila është pjesa më e bukur? Këta dy ingredientë janë të përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

“Hidratimi është kryesore për shëndetin e lëkurës dhe për shkëlqimin e saj”- shpjegon Priyanka. Ajo rekomandon se çdo femër duhet ta lajë fytyrën me patjetër përpara se të shkojë në shtrat.

Maska që ajo përdor ka vetëm dy përbërës:
2 lugë gjelle lëng limoni i shtrydhur
½ filxhan çaji kos

Thjesht përzieni përbërësit në një tas dhe më pas aplikojeni maskën në fytyrën tuaj. Lëreni 30 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: