Presidenti Ilir Meta ka ashpërsuar tonet në një dalje publike për mediat ndërsa foli me kode për armiq të Shqipërisë dhe theksoi se shumë shpejt do të vijë dhe përgjigja.

Teksa u pyet nga gazetarët në lidhje me një deklaratë të zotit Basha për rolin e presidentit dhe për faktin nëse Meta po dukej si kryetar opozite, ky i fundit tha se mbrojtja e Kushtetutës nuk është territor i askujt.

Përgjigjja e Metës ngriti dyshime ndërsa tha se: Atij zotërisë i them; përpiqu të bësh aq sa bëri Alija Izetbegović kur e morën peng. Thuaj popullit tënd që; “jam peng” e vazhdo punën tende. Këtë popull nuk e merr më askush peng, në këtë qiell e në këtë tokë.

Z. Basha u shpreh se ju mund të bëni rolin e kryetarit të opozitës nëse ai bën rolin e kreut të shtetit. A e shihni si një mesazh të z.Basha që ju të mos ndërhyni në rolin e kreut të opozitës?

Meta: Mbrojtja e Kushtetutës nuk është territor i askujt, është detyrë e parë e presidentit të Republikës. Në këtë drejtim presidenti nuk është vetëm qytetari i parë i Republikës, por dhe kreu i Forcave të Armatosura, është ushtari i parë i i Republikës. Këtë duhet ta dijë kushdo. Ka ardhur koha për të verifikuar ndershmërinë e çdo politikani, por mund të vijë dhe për çdo qytetar. Ta dinë të gjithë dhe Armiqtë e Shqipërisë do i marrin përgjigjen shumë shpejt, atje ku nuk i shkon mendja. Boll i futën duart e zeza këtu, për të na bërë një vend gaz i botës. Atij zotërisë i them; përpiqu të bësh aq sa bëri Alija Izetbegović kur e morën peng. Thuaj popullit tënd që; “jam peng” e vazhdo punën tende. Këtë popull nuk e merr më askush peng, në këtë qiell e në këtë tokë.”, tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb