Ministri i Turizmit Blendi Klosi deklaroi se turizmi shqiptar mund të jetë më shpejt në treg, krahasuar me vendet e tjera të rajonit apo më gjerë.

Në një lidhje skype për ‘News24’, Klosi teksa parashtroi disa nga planet dhe strategjitë që ka menduar qeveria, pavarësisht situatës me pandeminë globale me COVID-19, theksoi se vendi ynë ka aftësi për të rikuperuar këtë sektor, pasi sipas tij turizmi shqiptar është i zhdërvjelltë. Sipas ministri Klosi, rreth 80 % e turistëve nga rajoni zgjedhin kryesisht që të vijnë për pushime në vendin tonë në rrugë tokësore, me makinë, ndaj edhe mbyllja e linjave ajrore në këtë rast, për ta nuk do të ishte problem.

“Ne kemi mundësi që të rikuperojmë këtë sektor të ekonomisë, turizmin. Pasi do të fusë para cash të freskëta, me eksportimin e turistëve. Në gjuhën e ekonomisë, kjo është një degë e eksportit. Të huajt sjellin para këtu. Turizmi shqiptarë i ka të gjitha shanset që të jetë një turizëm i zhdërvjelltë. Këto raste janë në radhë të parë për mënyrën se si funksionin turizmi shqiptar, se mbështet dhe të rajoni. Turizmi jonë mbështet shumë tek rajoni, tek shqiptarët e Malit të Zi, të Maqedonisë, të Kosovës dhe vendet e tjera të rajonit. Vendet fqinje, kryesisht vijnë me makinë në Shqipëri. Rreth 80 përqind e të huajve vijnë me makinë dhe kjo do na ndihmojë. Kemi një përfitim se e kemi më të madh turizmin në sezoni e verës. Do kemi mundësi që të rikuperojmë kohën, pasi do kemi skemën e hapjes me faza. Ne mund të jemi shumë më shpejt në treg se të tjerët, dhe shumë më gati për të menaxhuar një sezon të mundshëm. Kemi fatin se kemi një sektor që lëviz me struktura të vogla, të menaxhuar nga pronar, nga giuda dhe jo si vendet e rajonit që kanë struktura të stërmadhja, si Greqia apo Turqia. Ndoshta s’do të jetë po i njëjti sezon si i 2019-ës. Duam të jetë një sezon që mos të dështojë 100%. Nëse një operator polak, një çek, ukrainas, duan të bëjnë një zgjedhje të një momenti të vështirë, do zgjedhin çmimet interesante që ka Shqipëria dhe do e kenë të vështirë që të zgjedhin luksin dhe çmimet e larta që kanë vendet e tjera.”, tha Klosi.

Teksa u ndal tek plani paraprak i BE, se hapja e kufijve mund të bëhet në mars të vitit që vjen, Klosi tha se turizmi i vërtetë do të nisë atëherë kur të jetë gjendur vaksina kundër virusit.

“E ndoqa atë çfarë edhe televizioni juaj sapo tha, por ne do po flasim për një situatë që mund të jetë e vështirë për lëvizjen e qytetarëve, do të ndryshojmë rregullat për lëvizjen e tyre. Po shihet se sa e rëndësishme do jetë teknologji për të tilla lëvizje. Turizmi i vërtetë do të rikthehet kur të gjendet vaksina. Para se të jemi në atë lëvizjen e lirë që e kishim para koronës, do kemi strategji dhe mekanizma se si të ecim në këtë sektor, duke folur dhe bashkëpunuar me vende të tjera si ne. Situata me koronavirusin deri më tani është menaxhuar në mënyrë perfektë deri më tani, duke kryqëzuar gishtat që mos të na ndodhë gjë ditët në vazhdim. Kjo ka qenë në sajë të vendimmarrjes së kryeministrit Edi Rama, dhe puna e koordinimit nga ministri Ahmetaj, nga strukturat e turizmit, duke bërë që turizmi të ishte pari që mor një paketë në të dyja paketat. Kjo filozofi, mundësia për të qenë e gatshëm, që të hapesh më shpejt se të tjerët, bëri që ky sektor të mos preket shumë. Kam bindjen se ne mund të jemi vend interesant dhe të kapim një treg të vështirë në rajon, pasi këto vende kanë mekanizëm të vështirë, si Greqia apo dhe Turiqa. Shqipëria i ka risqet më të vogla. Resortet, apo strukturat akomaduese, që janë investime të shkëlqyera, që janë kudo. Besoj se News 24 e nxjerr çdo ditë resortin Prestige dhe njerëzit e kuptojnë cilësinë. Në gjithë bregdetin shqiptar, ka struktura që i plotësojnë kushtet e atyre se çfarë kërkojnë operatorët e huaj. Ne kemi mundësi që të kapim një treg të mirë këtë vit që do të kërkojmë të vazhdohet që të jetë nismë e mirë dhe për vitin që vjen. Nëse kompanitë e mëdha kanë mbledhur prenotime, kanë mbledhur fond, do e kenë të vështirë që të lëvrojnë kthimin e tyre. Ka shumë mundësi që këto fonde të lëvrohen drejt vendeve si Shqipëria. Këtu ka një situatë të zhdërvjelltë si me çmimin dhe me kushtet. Struktura hoteliere shqiptare dëshmua, si me tërmetin, si me koronën, që janë struktura të forta nga pikëpamja e menaxhimit e gatishmërisë për të kontribuar në të tilla kriza. Është strukturë e menaxhuar. Një strukturë e re energjike, e ngritur me mund dhe sakrifica nga breza biznesmenësh dhe kjo e bën që të jetë kompakte dhe të reagojnë pozitivisht. Kam mesazhe pozitive. Qeveria ka folur, kryeministri, për ndihmë të përshkallëzuar duke u bazuar se si do të shkojë situata. Për paketën e parë, 1/3 e përfituesve janë biznes i vogël që janë në sektorin e turizmit. Në çfarë do lloj shqetësimi, ne si ministri do të bëjmë call centre e tyre, ndaj duam që të vazhdohet kontakti me këta operatorë turistike. Ata morën një ndihmë nga paketa e dytë, shtyrja e tatimeve-fitimit. Po ashtu dhe për likuiditetin, iu plotësua kërkesa e tyre që ishte e para. A janë të kënaqur? Ndoshta dhe jo, nuk mund të jenë të gjithë të kënaqur, pasi dëmi është i madh. Ne duhet të jemi gati për start, ndaj paketa e ekonomisë ishte fokusuar dhe tek turizmi.”, tha Klosi. Po ashtu ai theksoi se e gjitha bota po flet në këto momente për turizmin lokal, ndaj edhe qeveria ka si qëllim këtë plan.

E gjithë bota pop flet për turizmin lokal. Ne kemi mundësi që të ofrojmë jo vetëm detin, por edhe peizazhe të tjera. Duhet të fillojmë piarin e turizmit shqiptar, të turizmit të brendshëm. Mbyllja e destinacioneve kryesore ku turistët shqiptarë tentojnë të shkojnë, do të jenë jo gati për 2020, pra Turqia do të jetë jo e gatshme të hapet. Po ashtu dhe Greqia do të jetë shumë e mbyllur sa i takon kësaj lëvizje, ne i bëjmë thirrje qytetarëve që të shohin turizmin e brendshëm. Hotelierët shqiptarë janë luanë të vërtetë, kanë bërë struktura të bukura, investime në shumë zona të Shqipërisë. Këto struktura të forta hoteliere, janë me standarde sesa sa strukturat e vendeve të tjera. Ndaj thirrja është që të bëhet planifikim i turizmit brenda për brenda. Do kemi mundësi që të ofrojmë turizmin shqiptar më të zhdërvjelltë. Prestige Resport ska asnjë diferencë ka resortet e mira në rajon, apo nga ato mesdhetare evropian, siç është kalimi i pushimeve në një zonë të mrekullueshme të Adriatikut.”, theksoi ai.

Po ashtu ministri u ndal edhe tek pritshmëritë e këtij sezoni veror, ndërsa theksoi se padyshim që nuk mund të jetë si ai i vitit që lamë pas. Po ashtu Klosi tha se rregullat padyshim që për këtë vit do të ndryshojnë, duke zbatuar distancimin social, higjienën, etj.

“Është e vështirë që të themi se do kemi një situatë pozitive krahasuar me 2019. Ne presim një goditje që një 20-30 % e fluturimeve të kancelohen. Ne do promovojmë turizmin e brendshëm dhe të rajonit, që mund të jetë i pëlqyer këtë vit. Do lidhim marrëveshje parimore me vendet që e shohin Shqipërinë si atraksion. Si Çekia, vendet skandinave. Kapja e këtij tregu do të na ndihmojë shumë dhe për 2021-in. Ne po punojmë për përgatitjen e një rregulli, për këtë sektor. Do të jetë e vështirë që të lejohet hapja e diskotekave, apo bareve të mëdha. Do të jenë me rrezikshmëri të lartë. Por shpresojmë që të ketë rregulla, në shtimin e higjienës, në ruajtjen e distancimi social edhe në plazh. Pse jo të kemi një situatë pozitive. Kjo gjë po shihet nga ekspertët. Të parët që flasin janë mjekët, epidemiologët, që vendosin strategjinë. Ndaj sektori i turizmit është i zhdërvjelltë. Duhet të jemi të gjithë së bashku për të bërë punë të mirë. Mund të kemi sukses nëse jemi në aleancë, sektori i turizmit në bashkëpunim me qytetarët. E para vjen jeta e qytetarëve. Lëvizja do të nisë me rregulla, që do të shoqërohet në të gjithë sektorët, në plazh, në barë, restorante. Pa këto struktura nuk besoj se do të kemi sukses.”, tha Klosi.

Ministri Blendi Klosi deklaroi se të ardhurat nga turizmi lokal do të rriten, por nuk do të jenë ato të ardhura që vinin nga turistët e huaj.

“Do të rriten të ardhurat, por jo ato të ardhura që vinin nga turistët e huaj. Thash po përpiqemi që të bëjmë analiza dhe me ata që bëjnë auto-going, që nxjerrin jashtë shqiptarë për pushime. Ne po punojmë disa skenarë, jemi bashkë me disa shoqata operatorësh turistikë. Ne duhet të jemi duke punuar që muaji prill-maj të shkojë drejt lëvizjeve strategjike, që qershori të na gjejë me plane të zhdërvjellëta.”, pohoi Klosi. Teksa u pyet në lidhje me faktin nëse do të duhet të merret leje për të shkuar në plazh, ministri tha: “Kur folëm për të marrë leje, janë për strukturat, pra të ketë hapësira mes çadrave, kushte të caktuara në këto hapësira plazhi. Po shkon çdo gjë drejt lehtësimit, hap pas hapi.”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb