Ende të “dehur” nga festa e titullit kampion në La Liga, titulli i 35 në Spanjë, tifozët duan një tjetër “dhuratë” nga presidenti Perez, dëshirojnë të shohin në Madrid, Kylian Mbappe. E ardhmja e sulmuesit francez mbetet një temë e hapur, në shtëpinë e PSG besojnë ende se Mbappe mund të rinovojë ndërsa në Madrid tifozët prej kohësh ëndërrojnë “gjelin” në formacion.

Florentinoperez1001abc
Florentinoperez1001abc

Në lidhje me këtë temë u pyet së fundmi edhe vetë Perez: “Tifozët janë të ekzaltuar nga Mbappe? Nuk e kisha menduar, por tani që po ma thoni, mund të jetë e vërtetë. Kur të planifikojmë sezonin e ri, do të shohim se çfarë mund të bëjmë”, u shpreh Perez. Nuk mund ti shpëtonte një komenti edhe Carlo Ancelotti:

Perez
Perez

“Mos dëgjoni se çfarë thonë trajnerët në konferencë, jo gjithnjë thonë të vërtetën, kjo është normale”, u shpreh Ancelotti komentuar deklaratën e Pochettino i cili pak ditë më parë u shpreh i sigurt se ai së bashku me Mbappe do të jenë në Paris edhe sezonin e ri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb