Kryeminsitri i vendit Edi Rama nuk i kurseu kritikat e tij ndaj Bashkimit Europian kur bëhet fjalë për vaksinën antiCovid. I pyetur nga gazetarët, Rama tha se nuk është çudi që edhe Shqipëria ashtu si Maqedonia e Veriut të kthejë sytë nga vaksina kineze, në një kohë që BE nuk na përgjigjet.

Ai tha se nëse kjo do të ndodhte, do ishte e rnëdë për BE, e cila shtoi se mund të kishte ndarë ndonjë kuti për vendet e Ballkanit.

“Ne kemi qenë qysh në fillim dhe ndjekim atë që është korniza ku ne ndjehemi pjesë dhe duam të integrohemi, BE. Vaksina kineze nuk është e aprovuar. Në këto kushte ne mendojmë që nuk jemi as në pozicionin që duhet të ndjehemi se kemi humbur shans apo kohë. E them përsëri se edhe atë e kërkojnë shumë shtete. E parë në aspektin e marrëdhënieve ne sigurisht mund ta bënim këtë përçapje, mbase mund ta bëjmë në një moment të dytë, por nuk do doja që ta bënim se kjo do ishte shumë e rëndë për BE. Për mua është shumë e rëndë që Maqedonia e Veriut u detyrua t’i drejtohet Kinës për të marrë vaksinën kineze. Ishte e rëndë për BE.

Ashtu sikundër është e rëndë për BE që Serbia është e gatshem të çojë 4 mijë vaksina në Maqedoni dhe BE nuk është akoma në gjendje të shpërndajë nga një kuti në gjithë vendet e rajonit. Mos më bëj të flas më shumë…”,- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb