Prodhuesi gjerman i armëve luftarake Rheinmetall, i cili prodhon tanket e betejës Leopard, synon të hapë një fabrikë tankesh në Ukrainë, ka thënë drejtuesi ekzekutiv i kompanisë Armin Papperger për mediat gjermane.

Papperger, siç citohet nga e përditshmja “Rheinische Post”, tha se negociatat për ndërtimin e një fabrike të tillë janë në zhvillim e sipër dhe një vendim përfundimtar mund të merret brenda dy muajsh.

Një fabrikë e tillë mendohet se do të kushtonte rreth 200 milionë euro, dhe mund të prodhojë rreth 400 tanke çdo vit, tha Papperger për “Rheinische Post”.

“Sistemet e mbrojtjes ajrore mund të jenë në vend për të mbrojtur një strukturë të tillë”, tha ai, ndërsa shtoi se një version i ri i tankut luftarak plotësisht të dixhitalizuar “Panther” mund të prodhohet në Ukrainë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: